Computer Science 2 & 3

Mosha: 12-14 vjeç

Përshkrim

Niveli Computer Science Discovery 2 është i destinuar për nxënës që kanë përfunduar nivelin bazik të programimit. Nga ky program, fëmijët fillojnë të mësojnë konceptet themelore të krijimit të aplikacioneve në web përmes platformës CODE.org, si dhe do të përdorin tekst editorin Notepad++.

Nxënësit do të mësojnë se si të krijojnë dhe ndajnë përmbajtje në faqet e tyre të internetit. Pasi të vendosin se çfarë përmbajtje dëshirojnë të ndajnë me botën, ata do të mësojnë se si t’i strukturojnë dhe stilojnë faqet e tyre duke përdorur HTML dhe CSS.

Ata gjithashtu do të praktikojnë aftësi të vlefshme programimi, siç janë korrigjimi dhe komentimi. Deri në fund të njësisë, ata duhet të bëjnë një faqe interneti që mund të publikohet në internet.

Pas mbarimit të kursit Computer Science Discovery 2, sugjerohet që nxënësi të vazhdoj edhe në nivelin tjetër, në kursin Computer Science Discovery 3.

Në fund të vitit të parë...

Nxënësit do të jenë në gjendje të krijojnë aplikacionet e tyre në web.

Çmimi mujor:

2750den

Na telefono:

Plotëso formularin